E trishtë! Ndahet nga jeta infermieri 39-vjeçar i QSUT, Erald Samarxhi

27 Shkurt 2026, 17:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

E trishtë! Ndahet nga jeta infermieri 39-vjeçar i QSUT, Erald

Një lajm i trishtë është mësuar ditën e sotme pasi është ndarë nga jeta infermieri 39-vjeçar Erald Samarxhi.

Lajmi është konfirmuar nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, të cilët përmes një postimi të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook bënë publike ndarjen nga jeta të kolegut të tyre. 

Samarxhi do të kujtohet si një person i cili dha kontributin e tij në spitalin e infektivit QSUT, ku punoi me integritet dhe përkushtim maksimal ndaj pacientëve.

Një djalë shembullor dhe mjaft punëtor, i cili në periudhën e pandemisë punoi pa ndërprerje për të shpëtuar jetën e personave të prekur nga covid-19.

 

Po ndodh...

ide