Mori postin e Spiropalit, ish-ministri i Jashtëm uron bashkëpunëtorin e tij Ferit Hoxha

27 Shkurt 2026, 17:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Mori postin e Spiropalit, ish-ministri i Jashtëm uron

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ditën e djeshme ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke ndryshuar gati gjysmën e ekipit të tij me të cilin nisi këtë mandat të ri në Shtator 2025.

Një ndër ndryshimet e bëra është vendosja e Ferit Hoxhës si Ministër i Punëve të jashtme në zëvendësim të Elisa Spiropalit, e me këtë rast është bërë një reagim nga ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës” ka shkruar Mustafaj.

Teksa më tej është shprehur se shpreson se një nga aktet e para të tij si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm.

Si koleg i hershëm, por edhe si ministër që e përfshiva në rrethin e afërt të bashkëpunëtorëve të mi duke i dhënë shtysën e parë të madhe karrierës së tij, i uroj përzemërsisht suksese Ferit Hoxhës. Me këtë rast shpreh shpresën se një nga aktet e tij të para si ministër do të jetë revokimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, votuar së fundmi në Parlament, si një ligj që godet rëndë integritetin e trupës diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Po ndodh...

ide