Çelsi iu hoqi nga duart Botërorin e Klubeve, Luis Enrike nuk ndjehet i frikësuar: Ne jemi kampionët, problemet janë të të tjerëve

27 Shkurt 2026, 18:15 / SPORT ALFA PRESS

Çelsi iu hoqi nga duart Botërorin e Klubeve, Luis Enrike nuk ndjehet

Trajneri i PSG-së, Luis Enrike po e pret me entuziazëm sfidën kundër Çelsit në raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve.

Kampionët në fuqi do të përballen me undërshtarin që, korrikun e kaluar, u mohoi parisienëve triumfin në finalen e Kupës së Botës për Klube me një fitore të thellë 3-0, i vetmi trofe që parisienëve kanë humbur në 12 muajt e fundit.

“Përballja me Çelsin është interesante, si gjithmonë. Jam shumë i lumtur. Do të jetë emocionuese të përballemi me një ekip anglez, por nuk ka ndjenjë hakmarrjeje. Janë gara të ndryshme.”

Trajneri spanjoll më pas përsëriti statusin e ekipit të tij: “Kjo është rruga jonë, jemi mësuar me këto sfida. Ne jemi kampionët në fuqi dhe, nëse ka ndonjë gjë, problemet janë me të tjerët. Jemi të lumtur që jemi këtu, kjo do të thotë se jemi ende në lojë”, përfundoi ai.

Po ndodh...

ide