Bill Clinton nis dëshminë për lidhjet me Jeffrey Epstein

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka nisur dëshminë e tij në kuadër të hetimeve që lidhen me rrjetin e trafikimit seksual të ngritur nga financieri i ndjerë Jeffrey Epstein.
Seanca po zhvillohet para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve dhe vjen një ditë pasi dëshmoi bashkëshortja e tij, ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Sipas mediave amerikane, dëshmia e saj zgjati rreth shtatë orë.
Kryetari i Komitetit, James Comer, deklaroi pas seancës së Hillary Clinton se pritej që dëshmia e ish-presidentit të ishte edhe më e gjatë. Ai tha se gjatë marrjes në pyetje, Hillary Clinton është përgjigjur disa herë me formulimin “nuk e di, duhet të pyesni burrin tim”.
Sipas dokumenteve të publikuara më herët nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Epstein kishte vizituar Shtëpinë e Bardhë 17 herë gjatë viteve 1993–1995, në periudhën kur Bill Clinton ishte në detyrë. Gjithashtu, raportime të mëparshme kanë përmendur se ish-presidenti ka udhëtuar disa herë me avionin privat të Epstein, i njohur si “Lolita Express”, në fillim të viteve 2000.
Dosjet e fundit përfshijnë edhe fotografi ku Bill Clinton shfaqet në shoqërinë e Epstein dhe të bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell, e cila aktualisht po vuan një dënim prej 20 vitesh burg për trafikim seksual dhe vepra të tjera penale të lidhura me këtë çështje.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128