‘Nuk e duam integrimin në BE’/ ‘Bomba’ e gazetarit gjerman: Rama dhe Vuçiç dalin me këtë qëndrim të përbashkët në medien e madhe

27 Shkurt 2026, 20:46 / POLITIKË ALFA PRESS

‘Nuk e duam integrimin në BE’/ ‘Bomba’ e gazetarit

Gazetari gjerman, Michael Martens, ka bërë një paralajmërim trondtitës.

Ai shkruan se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç do të dalin me një qëndrim të përbashkët në një editorial në gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung ku do shprehen se nuk duan domosdoshmërisht integrimin në BE.

“Në vijim: Një iniciativë e përbashkët e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vučić mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ky hap pritet të tërheqë shumë vëmendje, edhe pse shumë do të jenë kundër. Më shumë së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.

Dalje nga stanjacioni? Në një shkrim të përbashkët për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić nuk kërkojnë domosdoshmërisht anëtarësimin në BE, por mbështesin pranimin e vendeve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe Zonën Schengen:

Kjo ide nuk ka origjinën tek Vučić dhe Rama, por ata janë politikanët e parë me influencë që e përqafojnë publikisht dhe qartë si të tyre. Edhe pse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vendet më të përshtatshme për ta zbatuar këtë qasje tani, një debat mbi të mund të jetë gjithsesi i dobishëm.

Parakushti, natyrisht, do të ishte që oferta të merret seriozisht nga BE dhe shtetet e saj – më seriozisht se farsën e njohur aktualisht si “politika e zgjerimit të BE-së”.

Për artikullin e plotë nga Rama dhe Vučić, shih Frankfurter Allgemeine Zeitung,”shkruan gazetari.

‘Nuk e duam integrimin në BE’/ ‘Bomba’ e gazetarit

 

 

Po ndodh...

ide