Kush e mbajti “në këmbë” turizmin në janar? Përveç vendeve tradicionale, Danimarka, Izraeli dhe India kryesuan rritjen

Statistikat e turizmit për nisjen e vitit sjellin disa të dhëna interesante për personat që vizituan Shqipërinë në muajin e parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, hyrjet totale të të huajve kishin pësuar një rënie minimale prej 1.5%, megjithatë kjo nuk do të thotë që grupime të caktuara kanë ndjekur të njëjtin trend.
Sipas të dhënave, rezulton se disa turistë nga vende të tjera kanë pasur rritje domethënëse në hartën turistike shqiptare.
Turistët me numrin më të lartë në vlerë absolute
Nëse flasim për hyrjet nga vendet e huaja, numri më i lartë vjen nga vendet tradicionale që kontribuojnë në turizëm, edhe pse nuk janë domosdoshmërisht vendet që kanë pësuar rritjen më të madhe. Gjatë muajit të parë të vitit, hyrjet më të mëdha paraqiten të jenë nga Kosova me rreth 237 mijë hyrje, e ndjekur nga Italia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, vende të cilat kanë qenë tradicionalisht kontribuuese në turizëm për shkak të afërsisë gjeografike. Edhe pse kanë numrin më të lartë të hyrjeve, ato nuk paraqesin rritje shumë të madhe, përveç Malit të Zi që rezulton me 12.8% ulje, ndërsa Italia ka shënuar rritjen më të lartë me 8.5%.
Vendet me rritjen më të madhe krahasuar me një vit më parë
Duke analizuar shifrat, rritja më e madhe gjatë këtij muaji krahasuar me janarin e vitit 2025 është vërejtur nga Danimarka me një rritje prej 226%. Rritje kanë pasur edhe shtete të tjera, si Izraeli, i cili edhe gjatë vitit 2025 ka shtuar hyrjet drejt vendit tonë. Gjithashtu rritje paraqesin edhe Egjipti, Arabia Saudite dhe India me. Rritje kanë shënuar edhe shtetasit që vijnë nga Brazili./SCAN
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128