
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Në terren edhe dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura

7 Gusht 2024, 19:47 / AKTUALITET
Ministria e Mbrojtjes informoi të mërkurën, lidhur me situatën e zjarreve në vend. Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC ka raportuar shuarjen e 7 vatrave të zjarrit.
“Puna po vijon deri në shuarjen përfundimtare të vatrave aktive në qarqet Vlorë, Shkodër, Korçë dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, asnjë nga këto vatra nuk paraqet rrezik për zonat e banuara. Në aksionet e sotme, përveç forcave të Emergjencave Civile të pushtetit vendor, u angazhuan edhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.”, thuhet në njoftim.
-
‘Inceneratori’ i Fierit kthehet në një bombë ekologjike
7 Gusht, 19:14 -

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
Nga Gjergj Nika


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
Nga Lutfi Dervishi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128