Situata me motin/ IGJEUM: Rikthehen reshjet e shiut në disa qarqe të vendit

3 Dhjetor 2025, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Situata me motin/ IGJEUM: Rikthehen reshjet e shiut në disa qarqe të

E enjtja rikthen reshjet e shiut në disa nga qarqet e vendit. Përmes një parashikimi nga Instituti i Gjeoshkencave, bëhet me dije se reshjet do të shfaqen të dobëta deri lokalisht mesatare.

Po ashtu, reshjet do të shoqërohen me shtrëngata, teksa era do të fryjë e lehtë deri në mesatare.

Nesër, e enjte, datë 4 dhjetor, priten reshje mesatare në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Korçë të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: 10 / 16 °C

Nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Po ndodh...