Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje: Donte të shkatërronte reputacionin tim dhe të zhvaste miliona dollarë

Drejtoresha ekzekutive e JPMorgan Chase, shqiptarja Lorna Hajdini, ka paditur në Gjykatën Supreme të Nju Jorkut ish-bankierin Chirayu Rana për shpifje, duke e akuzuar se ka sajuar pretendime të rënda ndaj saj.
Sipas padisë, Rana ka bërë akuza të pavërteta se Hajdini e ka droguar dhe e ka detyruar në marrëdhënie seksuale jo konsensuale, duke e përfshirë edhe në pretendime për “skllavëri seksuale”. Hajdini i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar si të rreme dhe të qëllimshme për përfitim financiar dhe dëmtim reputacioni.
Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ajo thekson se ish-bankieri ka zhvilluar një fushatë disa mujore me akuza të fabrikuara, të cilat sipas saj i kanë shkaktuar dëme të mëdha personale dhe profesionale. JPMorgan ka dalë gjithashtu në mbështetje të saj, duke deklaruar se nuk beson në asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj drejtueses.
Nga ana tjetër, Rana kishte ngritur më herët një padi ndaj Hajdinit, duke përdorur pseudonimin “John Doe”, ku e akuzonte për abuzim seksual, kërcënime dhe sjellje raciste. Ai pretendonte gjithashtu se ishte kërcënuar me ulje bonusi nëse nuk pranonte marrëdhënie seksuale.
Sipas hetimeve të brendshme të bankës, nuk është gjetur asnjë provë që mbështet akuzat e Ranës, ndërsa ai vetë nuk ka marrë pjesë në procesin e plotë të verifikimit të brendshëm.
Çështja pritet të zhvillohet më tej në gjykatat e Nju Jorkut, ndërsa të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për dëmtim të qëllimshëm të reputacionit dhe përfitim financiar.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
