Krijohet "Diella" e PD/ Berisha ia lë 'ringritjen' e partisë në dorë ChatGPT-së, sot prezanton Departamentin e Inteligjencës Artificiale

20 Maj 2026, 13:31 / POLITIKË ALFA PRESS
Krijohet "Diella" e PD/ Berisha ia lë

Pas Edi Ramës, edhe Sali Berisha do të ketë "Diellën" e tij. Partia Demokratike do të prezantojë sot në orën 18:30 Departamentin AI.

“Një nga format e reja të inovacionit dhe ripërtëritjes së strukturave, organizimit dhe komunikimit”, shkruhet në ftesën zyrtare.

Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili kohët e fundit duket i apasionuar pas risisë së Inteligjencës Artificiale.

Gjatë seancës së 7 majit në Kuvend, ai pati një përplasje me deputetin socialist Erion Braçe ku ndërsa ky i fundit i paraqiste argumente duke u bazuar në një artikull të Wall Street Journal lidhur me vendet që kanë taksë më të lartë për naftën, Berisha i tregonte përgjigjen e ChatGPT.

Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në prill, ai u kërkoi të pranishmëve të shkarkonin aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.

Deklarata erdhi pasi nje nga deputetet e PD u kap ‘mat’ ndërsa i kërkonte ChatGPT t’i shkruante fjalimin që do të mbante në Kuvend.

Po ndodh...