Pas suksesit në Kroaci, Arbër Hoxha largohet para kohe nga Dinamo Zagreb

20 Maj 2026, 14:33 / SPORT ALFA PRESS
Pas suksesit në Kroaci, Arbër Hoxha largohet para kohe nga Dinamo

Arbër Hoxha nuk ishte pjesë e Dinamo Zagreb në javën e kaluar, ndërsa nuk do të jetë as këtë herë. Bashkë me lojtari si Zajç, Misiç, MekKena, Stojkoviç, Domingez dhe Goda, filloi pushimet më herët se pjesa tjetër.

Hoxha bashkë me pjesën tjetër patën një sezon të suksesshëm duke triumfuar në kampionat dhe Kupë. E ardhmja është e paqartë për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.

27-vjeçari me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën diku tjetër. Dinamo Zagreb ndërkohë do të mbushë arkën.

Kontrata deri në vitin 2029 bën që kroatët të mos nxitohen. Fakt është se për ta transferuar janë paguar 1 milionë euro.

Po ndodh...