VIDEO/ Gjyqi për dosjen “Partizani”, Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar!
20 Maj 2026, 15:15 / POLITIKË

Në seancën e radhës gjyqësore për dosjen “Partizani”, ka qenë i pranishëm për dëshmi edhe ish-ministri i Kulturës dhe Sportit, Ylli Pango, gjatë qeverisë “Berisha” në vitin 2005.
Ish-ministri është thirrur nga GJKKO si një nga dëshmitarët mes palëve në proces.
Pango u shfaq para godinës së SPAK pasditen e sotme, teksa kreu veprimet në hyrje me punonjësit e institucionit para se të hynte në seancë.
Në procesin “Partizani”, SPAK ka të pandehur kreun e PD, Sali Berisha, dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, si dhe disa biznesmenë, bashkë me noteren e familjes Berisha.
Pango është thirrur për të dëshmuar në lidhje me ndryshimin e ligjit dhe dhënien e tokës së ish-klubit “Partizani” tek ish-pronarët.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128