Skandali me videon e Gjicit, sekuestrohen kamerat e sigurisë dhe regjistri i hyrje-daljeve në Bashki

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me një video me përmbajtje erotike, e cila u shpërnda një ditë më parë në mediat online dhe rrjetet sociale, ku protagonist janë ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe një femër. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK) po heton nëse ka biseda për dhënie premtimesh.
Po kështu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe regjistrin e hyrje-daljeve në Bashki.
Raportohet se SPAK ka identifikuar vajzën që ishte me Gjicin, por ende nuk e ka marrë në pyetje.

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës.
Pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale për Gjicin mund të ndryshojë.
Momenti intim është xhiruar nga një kamer e vendosur në çantën e vajzës.
SPAK po heton nëse ajo ka vepruar e vetme, apo është pjesë e një grupi që kanë tentuar të fusin në kurth Safet Gjicin, siç deklaroi ai një ditë më parë. Disa orë pas publikimit, Qeveria shkarkoi Safet Gjicin, teksa ky i fundit pohoi se me vajzën kishte një lidhje prej disa kohësh.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128