"Skuadra e vdekjes planifikoi eleminimin e dy prokuroreve"/ Artan Hoxha jep detaje nga planet e grupit të Laert Haxhiut
Artan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për disa të dhëna që kanë dalë në dritë pas rrëfimeve të Marjus (Artan) Tafanit, për grupin kriminal të Laert Haxhiut dhe planet për eleminimin e dy prokuroreve.
Hoxha tha se prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu dhe prokurorja e Lushnjes, Merita Selimi, kanë qenë nën shënjestrën e vrasësve pasi kanë hetuar me sukses krimet e tyre, por planet e anëtarëve të grupit, kanë mbetur thjesht të tilla, fatmirësisht duke mos u vënë në zbatim edhe për faktin se grupi u dobësua si pasojë e goditjeve nga autoritetet.
"Kjo është një skuadër e biznesit të vdekjes që ka operuar në më shumë se një dekadë. Ka kryer shumë ngjarje të rënda. Këto që janë zbuluar janë gjërat që ka treguar Marjus (Artan) Tafani, i cili ka qenë vetëm dy vjet me këta. Janë edhe ngjarje të rënda që mund të na çojnë te ato organizatat e mëdha të narkotrafikut.
Kjo histori tregoi edhe diçka tjetër, që Shqipëria nuk lufton dot sindikata të tilla të krimit të organizuar me polici lokale.
Personi, Marjus Tafani, është kapur në një hotel në hyrje të Lushnjes, ka qenë me të dashurën, duke konsumuar lëndë narkotike. Personi që është kapur, u soll në Tiranë dhe duke patur parasysh provat që ishin kundër tij, ka pranuar të bashkëpunojë. Në kohë rekord, ai fliste dhe e çonin në vendngjarje. Ai ka folur për persona që kanë hetuar krime të mëparshme të grupit, prokurorët dhe gjyqtarët, që kanë hetuar krimet ndaj Laert Haxhiut.
Ndaj Laert Haxhiut ka patur disa hetime, është kapur me heroinë, është kapur për vrasje, ka dalë. Është hetuar për masakrën e Lushnjës ku pati dy të vrarë. U hetua nga Merita Selimi dhe më pas i kaloi SPAK. Në momentin që i kaloi SPAK, hetimin e mori prokurorja Doloreza Musabelliu, prokurore që heton krimin e organizuar dhe ka patur sukses deri tani në çështje shumë të rëndësishme.
Në hetimet ndaj Laert Haxhiut dhe dy miqve të tij, Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dy këta persona, ka patur shumë presion edhe ndaj policisë, prokurorisë, gjykatës, që të përfitonin dënime më të buta, por prokuroria kërkoi dënime të përjetshme. Me ligjim që ka Shqipëria sot, personi që nuk është i arrestuar çështja shkëputet. Laert Haxhiu shkon në dënim të përjetshëm. Për të shmangur këtë kanë tentuar të bëjnë presion. Kanë menduar se pengesë janë prokurorët. Kanë qëlluar dy zonja. Nga deklarimet e Marjus Tafanit, ka treguar për biseda që janë bërë për të përgatitur një goditje ndaj prokuroreve dhe ndoshta familjarëve të tyre. Kjo ka ngelur në kuadrin e një bisede mes tyre. Nuk del ende e provuar që a kanë ndjekur ata hapa.
Gjatë kësaj kohë janë kapur edhe pjesëtar të tjerë të grupit, Haxhiu u arrestua në Greqi dhe grupi në Shqipëri u shpërbë. Ai i ka dhënë si deklarime. Fakti që ishin në kërkesën për gjykim, sigurisht është çështje shumë serioze. Gjej edhe rastin ti inkurajoj për mënyrën si kanë hetuar dhe nuk kanë ceduar. Shikoni sa krime kanë bërë ata, kë nuk kanë vrarë. Kanë qenë rrethana të tjera, që kanë ndikuar që veprimi të mos shkojë më tej.
Në rast se grupi do të vijonte me të njëjtin intensitet mund të kishin vijim. Prokurorët nuk i mbron badigardi, por ajo aureola. Ka patur plot raste kërcënimesh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka patur në Fier edhe rast që gjyqtarja është mbajtur prej këmbësh. Në grupe të tjera, kemi parë që gjyqtarë dhe prokurorë janë korruptuar, ndërsa në rastin konkret është parë opsioni për t’i goditur sepse nuk janë blerë. Kjo ka qenë në suazën e gjërave të dyshuara, tani kemi një nga vrasësit me pagesë që kanë filluar të flasin. Uroj të na nxjerrin edhe vrasjen e Skerdilajd Konomit", tha Hoxha.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128