Sot “Dita pa makina“/ Ja rrugët ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve në Tiranë

7 Gusht 2022, 09:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sot “Dita pa makina“/ Ja rrugët ku do kufizohet qarkullimi i

Të dielën e parë të çdo muaji kufizohet qarkullimi i disa akseve rrugore në të gjitha qytetet e vendit, me qëllim për t’iu lënë më shumë hapësirë këmbësorëve dhe të tjerëve për aktivitete të ndryshme.

Sot “Dita pa makina”, kufizon qarkullimin e mjeteve në këto rrugë në Tiranë:

Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ministria e Brendshme deri në fillim të "Ish- Hotel Dajti".
Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nga Ura e "ish Hotel Dajtit" deri në kryqëzimin me rrugën "Ismail Qemali".
Segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim dalje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes më poshtë:
Mjetet e emergjencës, Policisë së Shtetit, Shërbimit Publik Urban Qytetas dhe Taxi 4+1 do të jetë i mundur për gjatë gjithë kohës në segmentet e përcaktuara në pikën 1 të këtij vendimi. Për të gjithë automjetet e tjera aksesi do të jetë në rrugët Ibrahim Rugova, Blv. Zhan D'Ark. Blv.Bajram Curri dhc George.W.Bush. Qarkullimi në kryqëzimin e rrugës "Myslym Shyri" me rrugën "Ibrahim Rugova" do të jetë i detyruar djathtas.

Dita pa makina do të mbahet edhe në qytete tjera si Berat, Durrës, Fier, Korcë, Lezhë, Dibër dhe Lushnjë.

 

Po ndodh...