Spahiu: Krimi më i pa ndëshkuar në Shqipëri është ‘mashtrimi me produktet ushqimor

5 Shtator 2025, 16:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Spahiu: Krimi më i pa ndëshkuar në Shqipëri është

Juristi Kreshnik Spahiu tha sot në një intervistë me Nertil Agalliun, në Report Tv, se debati mbi Kodin e ri Penal duhet të fokusohet te përfshirja e mashtrimit me produktet ushqimore si vepër penale.

“Unë do t’i thoja publikut që në optikën time sot një nga veprat penale që nuk ndëshkohet dhe nuk sanksionohet me heqje lirie dhe me burg është mashtrimi me produktet ushqimore, që është vepra më e përhapur në Shqipëri. Shqipëria është viktimë e mashtrimit me cilësinë, me sasinë, me origjinën e produktit. Marrëdhënia e cila është më e pandëshkuar, krim më i legalizuar në Shqipëri, është mashtrimi dhe abuzimi me produktet ushqimore që hanë sot konsumatorët shqiptarë. Kjo është ajo që duhet të na shqetësojë. Për çdo familje kjo përbën një rrezik. Sot në Shqipëri sundon një lloj perceptimi që hahen ushqimet më bio, është një mashtrim”,- tha Spahiu ndër të tjera.

 

Po ndodh...