SPAK kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën

SPAK kërkon dënimin me burgim të përjtshëm për Redjan Rrajen dhe 35 vite burg për Ariol Halilajn.
Ata akuzohen për atentatin ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe humbi jetën shoferi Andi Maloku.
I plagosur në këtë atentat mbeti gjithashtu edhe Pëllumb Muharremi, i njohur si Rrumi i Shijakut.
Rraja akuzohet për veprat penale të “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes kundër dy ose më shumë personave”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Redjan Rraja u arrestua më 5 nëntor, pasi grupi hetimor konstatoi një gjurmë papilare (gishtash) në një palë syze të gjetura në makinën e braktisur nga autorët e krimit, pas atentatit me kallashnikov ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe personi me precedent penalë, Landi Muharremi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


