SPAK lëshoi udhërarrest për trafik droge, kush është Ilir Shtufi! Ndërtuesi i ‘Malit të Tiranës’ e lidhja me Shkëlzen Berishën

SPAK ka lëshuar urdhër arrest për biznesmenin Ilir Shtufi, pas një operacioni për trafik droge e pastrim parash. Ilir Shtufi është një biznesmen në fushën e ndërtimit, që njihet edhe për lidhjet më Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ilir Shtufi është ndërtues i disa kullave në Tiranë, mes tyre gradaçelës që do të quhet “Mali i Tiranës”, e cila pritet të jetë 65 kate, 58 kate lart e 7 kate nën tokë e 185 m e lartë. Ilir Shtufi ka 91% të aksioneve së kompanisë ndërtuese Nova Construction 2012, ndërsa Kujtim Shtufi me 9%.
Shtufi është një emër i përfolur edhe në dosjen e Balluku, i cili ka qenë objekt kontrollesh nga SPAK në kuadër të hetimeve për ish-zv.kryeministren Balluku. Kompania Nova Construction e Ilir Shtufit, është një nga 3 operatorët që fitoi tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe në Tiranë, edhe kjo procedurë sot në hetim nga SPAK.
Në media më herët kanë qarkulluar lajme se Shkëlzen Berisha jeton në vilën e Ilir Shtufit në Rolling Hills, ndërsa më vonë ishte vetë djali ish-kryeministrit që e pranoi.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
