Japonia humbet kapitenin e saj, dëmtimi lë Wataru Endon jashtë Botërorit, mbyll karrierën me kombëtaren

12 Qershor 2026, 10:35 / SPORT ALFA PRESS

Japonia humbet kapitenin e saj, dëmtimi lë Wataru Endon jashtë

Japonia humbet kapitenin e saj Wataru Endo në Botëror. Futbollisti mbeti jashtë skuadre për shkak të një dëmtimi me Endon që deklaroi tërheqjen nga kombëtarja japoneze, vetëm 3 ditë para ndeshjes debutuese me Holandën.

Mesfushori i Liverpool u tërhoq nga turneu sepse nuk mundi të rikuperohet nga një dëmtim i pësuar në këmbë dhe në vendin e tij u grumbullua në skuadër  Shuto Machino i Borussia Mönchengladbach.

Në rrjetet sociale, Endo deklaroi se është i frustruar për pamundësinë e tij për të luajtur dhe shprehu besimin te skuadra e tij dhe të aftësitë e saj për të bërë një paraqitje të mirë në Grupin F ku Japonia ndodhet bashkë me Holandën, Tunizinë dhe Suedinë.

Më pas në postimin e tij Endo bëri të ditur vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja japoneze. ‘Që tani e tutje do të mbështes Japoninë si një tifoz i thjeshtë’-shkruante futbollisti.

Endo pësoi një dëmtim në këmbë në muajin shkurt në sfidën mes Liverpool dhe Sunderland, një dëmtim ky që ia mbylli sezonin, por u kthye të luajë me kombëtaren japoneze në miqësoren me Islandën e fituar 1-0 në 31 maj. Në atë ndeshje doli nga fusha e lojës në pushimin mes dy pjesëve dhe vazhdoi të ndjejë shqetësime edhe gjatë grumbullimit përpara startit të botërorit. Mori pjesë në stërvitje kur Japonia u transferua në bazën e saj në Nashville, por pa mundur dot të rikuperohet në kohë për turneun madhor.

 

Po ndodh...