Tentativë grabitje në një pikë këmbimi valutor në Shkozë, autori përdor një armë lodër për kërcënim
12 Qershor 2026, 10:19 / AKTUALITET

Një pikë këmbimi valutor është tentuar të vidhet në zonën e Shkozë, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas informacionit paraprak, autori është arrestuar në flagrancë nga policia menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje. Gjatë kontrollit, atij i është gjetur një armë lodër, e cila dyshohet se është përdorur gjatë tentativës së grabitjes.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse autori ka vepruar i vetëm apo në bashkëpunim me persona të tjerë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
