SPAK po gjurmon “sistemin” e pagesave të grupit kriminal të Vlorës

Grupi kriminal me bazë në Vlorë, i goditur nga Prokuroria e Posaçme, që thotë se zbardhi dy vrasje dhe disa tentativa për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, përdorte sistemin Hawala për lëvizjen e parave të krijuara nga aktiviteti kriminal.
SPAK është duke gjurmuar këtë sistem, në bazë të të dhënave që dolën nga zbardhja e komunikimeve në aplikacionin e koduar Sky Ecc.
Ky mekanizëm financiar, i konsideruar i sofistikuar nga hetuesit, është përdorur për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine.
Përmes tij, grupi bënte pagesa të shpejta për veprimtarinë kriminale, ku shuma e kërkuar paguhej në njërin shtet dhe tërhiqej në Shqipëri, ose anasjelltas.
Nga ana tjetër, SPAK është duke hetuar pasuritë e 8 personave të cilët ka marrë nën hetim dhe ka lëshuar masë sigurimi “Arrest në burg”, tre prej të cilave janë ekzekutuar.
Nga këto hetime, Prokuroria e Posaçme thotë se ka zbardhur vrasjen e Gentian Qarrit dhe Bledar Birçajt, ndodhur në Vlorë në 2021, dhe përfshirjen e tyre në 4 tentativa trafiku të mbi 1 ton kokainë dhe afro 700 kg kanabis.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128