SPAK shpall moskompetencë, dosja i kalon gjykatës së Tiranës

SPAK shpall moskopetencë për zyrtarët dhe disa qytetarë të përfshirë në skemën e abuzimit në Kadastrën e Tiranës.
Pas shpalljes së moskopetencës, tashmë dosja i ka kaluar Gjykatës së Tiranë për të dhëne verdiktin ndaj 17 personave të vënë nën akuzë për këtë skemë abuzive.
Prokurorira e Posaçme shpalli moskopetencë për këtë dosje me argumentin se personat e përfshirë nuk janë zyrtarë të lartë. Tashmë hetimet për shtetasit Gazmend Canaj; Admir Burri; Neritan Bablusha; Panol At-Nikolla do kryhen nga Prokuroria e Tiranës.
Një vit më parë SPAK finalizoi operacionin pas disa muaj hetimesh, duke dërguar pas hekurave sekserë dhe zyrtarë të Kadastrës.
Në atë kohë në dosjen e SPAK thuhet se përmes ndikimit të paligjshëm ndërhynin për praktika të ndryshme për marrjes e certifikatave të pronësisë.
Zyrtarët në përgjimet e SPAK rezultonte se ishin të përfshirë në këtë skemë abuzive, për nxjerrjen e dokumenteve për qytetarë të ndryshëm që u zvarriteshin procedurat për shkak të burokracisë.
Nga dosja thuhej se zvarritjet bëheshin me qëllim marrjen e ryshfetit.
-
-
PD dhe PS kanë qeverisur 30 vite me spiunë!
29 Gusht, 12:19 -
Veliaj reagon për flamurin me yllin komunist në ‘Sunny Hill’
29 Gusht, 12:16
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



