Veliaj reagon për flamurin me yllin komunist në ‘Sunny Hill’

29 Gusht 2022, 12:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Veliaj reagon për flamurin me yllin komunist në ‘Sunny

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për shfaqjen e flamurit me yll në festivalin “Sunny Hill” duke thënë se është pjesë e një performance artistike e grupit rok “Asgjë Sikur Dielli”.

Ai shkruan në TWitter se kënga është një satirë kundër regjimit komunist, e realizuar 8 vite më parë nga Alban Nimani, lideri i grupit.

Veliaj ka ironizuar edhe zërat e PD që vrapuan ta komentonin këtë ngjarje, duke theksuar se uron që përfaqësuesit e opozitës “të luftojnë me të njëjtin zell edhe Sekretarin e PPSH që kanë në krye të PD dhe sigurimsin aleat”.

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para 8 viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimsin aleat!”, shkruan Veliaj.



 

 

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128