Fotoja Bora-Donald/ Beatrix thumbon ribashkimin e tyre: Vleni dy euro!

29 Gusht 2022, 12:01 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Fotoja Bora-Donald/ Beatrix thumbon ribashkimin e tyre: Vleni dy euro!

Një foto e treshes Bora-Donald-Semi postuar nga kjo e fundit duket se ka trazuar sërish historinë më të përfolur të dashurisë në vend. Shumë fansa e interpretuan si ribashkim apo rikonfirmim të asaj që prej kohësh përflitej, duke bërë kështu që dashamirësit e çiftit të ekzaltoheshin.

Por duket se lajmi nuk është pritur aq mirë nga Beatrix, , e cila krijoi një lidhje me Donaldin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por që përfundoi menjëherë pas përfundimit të spektaklit. Ajo ka ndarë disa fotografi nga festivali Sunny Hill, por vëmendjen e mori komenti që ka lënë.

“2 euro”, ka shkruar këngëtarja duke nënkuptuar se i referohet ish të dashurit të saj dhe Borës. Një ndjekëse i ka shkruar: “Disa vlejnë 2 €, disa janë të paçmueshme”, së cilës këngëtarja i është përgjigjur menjëherë. “Damn! E rond! Hahaha të dua!”, ia ka kthyer Trixa.

Kujtojmë që, kur u pyet disa muaj më parë për thashethemet që qarkullonin se Bora dhe Donaldi janë ribashkuar, Trixa tha se iu uronte jetë të lumtur.

Fotoja Bora-Donald/ Beatrix thumbon ribashkimin e tyre: Vleni dy euro!

Fotoja Bora-Donald/ Beatrix thumbon ribashkimin e tyre: Vleni dy euro!

Po ndodh...