“Sterilizimi”/ 6 nga 8 të akuzuar kërkuan zbutje të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm tërhiqet

4 Tetor 2023, 13:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Sterilizimi”/ 6 nga 8 të akuzuar kërkuan zbutje të

Gjykata e Apelit të Posaçëm pritet të vendosë sot për kërkesën e 6 të akuzuarve në çështjen e koncesionit të sterilizimit, të cilët kërkuan zbutje të masës së sigurisë.

Mësohet se Apeli i Posaçëm është tërhequr për vendim i cili do të shpallet në orën 13:30.

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj bashkë me të akuzuarit e tjerë kanë kërkuar masë më të butë sigurie.

Konkretisht Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Arben Gjata, Genc Burazeri kanë bërë ankim në Apelin e Posaçëm.

Ndërsa Naile Ajazi dhe Petro Mersini që ndodhen nën masën detyrim paraqitje nuk kanë bërë ankim.

 

 

Po ndodh...

ide