Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, zbardhen detajet e para

Policia në Vaun e Dejës ka identifikuar dhe po punon për kapjen e një 35-vjeçari të dyshuar si autori i sulmit me armë ndaj një automjeti në këtë zonë.
Vau i Dejës- Të shtëna me armë zjarri janë rëgjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në Vaun e Dejës.
Uniformat blu bëjne me dije se është qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti. Për fat të mirë nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz. Ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Rreth orës 08:00, shtetasi Gj. N., 39 vjeç, banues në Koman, ka njoftuar Policinë se një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të automjetit të tij, pa shkaktuar dëmtime në njerëz.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin V. K., rreth 35 vjeç dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tij.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit.
-
25 Prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri
25 Prill, 11:02
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

