Tentohet të helmohet në burg Izet Haxhia, avokati: I sollën pako me “ilaçe” dhe “vitamina”

Tentohet të helmohet në burgun e Reçit, Izet Haxhia. Avokati i tij, Idajet Beqiri ka bërë të ditur se në datën 10 Prill, Haxhiajt i kanë sjellë në dhomën e izolimit një pako me ilaçe, duke i thënë se janë nga familja e tij. Mirëpo, motra, e cila bën të gjithë plotësimin e nevojave ka zbuluar se nuk ka dorëzuar asgjë.
Avokati shton se Haxhia është transferuar me urgjencë në burgun e Reçit, aty ku mbahet në kushte shumë të rënda.
"Izet Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 “Mine Peza” në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç. Në fakt ai për 20 ditë mbahet i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur në Burgun e Reçit, duke lënë shkas për veprime të tilla të dyshimta, si kjo me “ilaçet”, për t’a eleminuar atë fizikisht"- thotë ndër të tjera avokati.
AVOKATI I IZET HAXHISË:
Tentohet të eliminohet me helm në Burgun e Reçit Izet Haxhia. Në datën 10 prill 2023, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku ndodhet ende i paraburgosur Izet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”! Izet Haxhia ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto “ilaçe”. Punonjësi i IEVP Reç i ka thënë se këtë pako me “ilaçe” dhe “vitamina” t’a kanë sjellë njerëzit e familjes tënde.
Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj. Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë llojë “ilaçi” atij, dhe e ka porositur të vëllan që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë! Izet Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste, sikurse nuk identifikohej as personi që i kishte futur këto “ilaçe” deri në dhomën e izolimit të Burgut ku qëndron Izet Haxhia.
Izet Haxhia është larguar me urgjencë nga Burgu 302 “Mine Peza” në Tiranë dhe është transferuar në Burgun e Reçit me arsyetimin se ishte në kushte paraburgimi dhe duhet të kalonte në regjim kampi në IEVP Reç. Në fakt ai për 20 ditë mbahet i izoluar shumë më keq se një i paraburgosur në Burgun e Reçit, duke lënë shkas për veprime të tilla të dyshimta, si kjo me “ilaçet”, për t’a eleminuar atë fizikisht! Bota e krimit, e cila i ka tantakulat e saj shumë të forta në Burgje, për shkak të një kallëzimi penal tepër serioz që Izet Haxhia ka bërë kundër ish Presidentit të Republikës Sali Berisha, ish Kryeministrit Ilir Meta etj, kallëzim penal që është rregjistruar në SPAK në vitin 2019 dhe është në proces hetimi, kërkojnë eleminimin e tij.
SPAK, megjithëse e ka për detyrë t’a marrë në mbrojtje të posaçme këtë kallëzues dhe dëshmitarë okular për një numur të konsiderueshëm krimesh tepër të rënda të kryera në kuadrin e organizatës kriminale prej dy ish pushtetarëve më të lartë të vendit, Sali Berisha, Ilir Meta, etj, jo vetëm që i zvarrit prej 4 vjetësh pa shkak hetimet, por me qëndrimin e vet jo ligjor, e lë këtë kallëzues dhe dëshmitar okular në mëshirën e krimit të organizuar për t’i marrë jetën atij. “Alarmi” që ka dhënë Imie Haxhia, motra e Izet Haxhisë, pas aktit të paprecedent me të ashtuquajturat “ilaçe”, duhet vlerësuar me seriozitetin e kërkuar nga ligji nga Ministria e Drejtësisë dhe SPAK, për të siguruar jetën e Izet Haxhisë.
Av. Idajet Beqiri- Mbrojtësi Ligjor me Prokurë i Izet Haxhisë
Pasi zbuloi se dikush tentoi ta eliminonte duke e helmuar, Haxhia kërkoi takim urgjent me drejtues të burgut të Reçit.
Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia u rikthye me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998 jashtë godinës së selisë blu, më 12 shtator 1998.
Haxhia u arrestua në Turqi në vitin 2006, pasi ishte në listën e të kërkuarve të Interpol Tiranës por më pas kërkoi strehim politik në Turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta. Ndërsa në 2018 Gjykata e Lartë Turke aprovoi ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, duke nisur kështu edhe betejën me drejtësinë shqiptare për Haxhinë, i cili kërkoi edhe dëshminë e Sali Berishës dhe të ish-truprojës së Azem Hajdarit, por asnjë prej tyre nuk u mor parasysh nga gjyqtarët e çështjes. Për vrasjen u dënua dhe vëllai i Izetit, Ismet Haxhia me 20 vite heqje lirie, por tani e ka kryer dënimin dhe i është rikthyer jetës normale. Ndërsa bashkëpunëtori tjetër Jaho Salihi (Mulosmani) është dënuar me burg përjetë.
Izet Haxhia ka qenë truproja i parë Sali Berishës kur ai u zgjodh President në vitin 1992, pa u ndarë deri në vitin 1998.
-
-
Pas Alibeajt, Escobar në zyrën e Metajt
12 Prill, 11:50
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


