Tentoi të përdhunonte 50-vjeçaren, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare nga Durrësi dhe është larguar menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, por është kapur dhe është vendosur në pranga. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg kanabis në proces tharjeje dhe asgjësoi 28 bimë kanabisi të kultivuara në oborrin e kësaj banese.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i operacionit policor të koduar “Perëndimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
Ky shtetas, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, ishte larguar menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, por pas kontrollit të zonës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.
Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 65-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe kanë asgjësuar 28 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara në oborrin e banesës së këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


