Tentuan të vidhnin një gjenerator, arrestohen 3 persona në Tiranë
20 Dhjetor 2023, 14:54 / AKTUALITET

Tre shtetas janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzohen për grabitje.
Blutë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit, A. I., 27 vjeç, G. Z., 45 vjeç dhe M. M., 37 vjeç.
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, në Rrugën e Elbasanit, kanë shkatërruar gjeneratorin e një lokali, në tentativë për ta vjedhur atë”,- njofton Policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
