Tërbohet zjarri në pyjet me pisha të Pishporos, temperaturat deri në 1000 gradë, tërhiqen përkohësisht trupat
Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Pishporos në Fier vazhdojnë të djegin pa mëshirë për të pestën ditë. Vatra konsiderohet e ekzagjeruar, temperaturat në mesditë që arrijnë deri në njëmijë gradë e bëjnë të pamundurën ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe të forcave të Mbrojtjes, pasi flakët kanë përpirë edhe kurorën në lartësinë 15-20 metra.
Prefekti i Fierit Lefter Shehaj tregoi për situatën e rëndë sot:
Kemi vatra zjarri në zonën pyjore të Pishporos, e cila është zonë e mbrojtur, prej pesë ditësh.
Bëhet fjalë për një vatër zjarri të ekzagjeruar në një sipërfaqe pyjore shumë të dendur, në një pyll të shkallëzuar që ka bimësi të ulët si shkurre dhe të lartë, bimësinë e pishave, e cila e ka bërë të pamundur në shumë momente sidomos gjatë mesditës, operimin qoftë me forca zjarrfikëse, ashtu edhe me forca të armatosura pasi zjarri ishte në kurorë, në lartësitë 15-20 metra , duke e vështirësuar shumë punën e strukturave në terren.
Sipërfaqja e përshkuar nga zjarri llogaritet 400 ha.
Kemi pasur aktivizim të kapaciteteve të qarkut dhe të qarqeve e bashkive të tjera gjatë kësaj periudhe.
Gjithmonë kemi operuar me forca zjarrfikëse dhe me trupat e forcave të Armatosura të repartit të Poshnjës në orët e para të ditës si edhe pasdite vonë, sepse gjatë mesditës është pothuajse e pamundur. Kemi tërhequr herë pas here trupa sepse temperaturat e matura shkojnë deri në 1000 gradë dhe para se të vinte zjarri, vinte vala e nxehjes, bëhej tharja njëherë e pemëve dhe pastaj djegia e tyre.
Banesat, banorët, njësitë, stanet kanë qenë prioritet i punës sonë mbrojtëse; fokusi ka qenë për të siguruar që të mos preken dhe gjatë gjtihës kohës, edhe natën, kemi pasur efektivë të vendosur në perimetrin që kufozon sipërfaqen pyjore me banesat apo njësitë ekonomike,” theksoi Shehaj.
Argita Malltezi Berisha, "goca e FAMILJES"
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128