Këtë herë si zyrtar nën hetim/ Thirret për të tretën herë në SPAK kreu i Komisionit të prokurimeve

22 Prill 2025, 10:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Këtë herë si zyrtar nën hetim/ Thirret për të

Kreu i Komisionit të prokurimeve, Jonaid Myzyri është thirrur sërish sot, (për herë të tretë) në SPAK, por këtë herë është pyetur si person nën hetim. 

Në video, Myzyri shihet duke hyrë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. 

Dyshohet se Myzyri, ka lejuar procedura tenderimi që më herët ishin anuluar, por zyrtarisht arsyeja e thirrjes së tij në SPAK ende nuk dihet. 

Komisioni i Prokurimit Publik është institucioni më i lartë që shqyrton ankesat në procedurat e tenderave publikë, koncesionet dhe dhëniet e lejeve minerare.

Po ndodh...

ide