Tiranë/ Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri, administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Një ngjarje tragjike është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një punëtor i huaj, 47-vjeçari V. N., ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim.
Si pasojë e ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi pranë firmës që po kryente punimet.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, administrator i firmës ndërtuese, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, çka dyshohet të ketë sjellë pasojat tragjike.
Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vijim.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



