Tjetër alarm për përkeqësimin e motit, paralajmërohen banorët përreth basenit të lumit Drin
Java e ardhshme pritet të sjellë kushte të përkeqësuara të motit, me reshje me intensitet të lartë veçanërisht në disa zona.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u bën thirrje banorëve në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë të tregojnë kujdes të shtuar.
Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin gjatë datave 17–23 Nëntor priten reshje me intensitet të lartë, me kulme më 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
Reshjet e pritshme arrijnë deri në: Fierzë: 150–200 mm dhe Koman–Vau i Dejës: deri në 300 mm
KESH po monitoron situatën në dinamikë dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret në fuqi.
Ftojmë qytetarët e zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128