
Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët e sigurisë rrugore dalin kundër, ja arsyeja

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh në Ministri i Drejtësisë, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor.
Më 17 shtator 2023 Report Tv publikoi një pjesë të draftit ku parashikohej dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg për parakalim të gabuar.
Eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha dhe avokati Redi Ramaj të ftuar në emisionin "Studio Live' argumentuan pse janë kundër.
Hoxha vë theksin tek ndërgjegjësimi por dhe aplikimin me gjobën.
“Parakalimi është shumë i rrezikshëm kjo kërkon gjoba të rënda por jo, në asnjë mënyrë dënime me burg. Nuk mundet që pasojat e gabimeve që bën dikush të jenë kaq drastike. Parakalimi është shumë i rrezikshëm. Kjo kërkon gjoba të rënda, por në asnjë mënyrë dënime me burg” thotë Hoxha.
I ndërgjegjshëm për rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të shoferëve por dhe domosdoshmërinë e ndalimit të parakalimeve të gabuara që mund të rrezikojnë dhe jetën e shoferit apo të të tjerëve, Hoxhaj propozon disafishimin e masës së gjobës.
“Ne akoma nuk kemi mësuar të ecim në rrugë. Më mirë vër gjobën 500 mijë lekë për parakalim të gabuar”.
Si provë sjell shembullin kur u rritën gjobat për rripin e sigurimit duke rritur kështu dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve.
“Në fillim shoferët nuk vinin rripin e sigurimit, pasi u dyfishuan gjobat nuk lëviz më njeri pa rrip sigurimi”.
Edhe avokati Redi Ramaj në “Studio live” është kundër dënimit me burg për parakalimin e gabuar ndërsa shton se për hartimin e një drafti ligjor ekspertët duhet të konsultohen edhe me ekspertë të sigurisë rrugore.
“Duhen studime pastaj të marrim masa të rëndësishme. Është një draft që nuk plotëson kushtet teknike për tu implementuar në Kodin Penal. Ekspertët duhet të marrin dhe mendime të tjera dhe të njerëzve të specializuar.
Ramaj beson se drafti që aktualisht është ende në diskutim deri në formën e tij përfundimtare do të ketë ndryshime të tjera.
“Besoj se do të ketë ndryshime të mëdha dhe nuk do të kalojë si draft në formën që është paraqitur sot” thotë Ramaj.
ide

Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!

Nuk ka nevojë për një konferencë ndërkombëtare paqeje për Kosovën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128