Tritol në Vlorë, hidhet në erë kamion i parkuar në pronësi të 53-vjeçarit

13 Gusht 2022, 08:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

Tritol në Vlorë, hidhet në erë kamion i parkuar në

Gjatë mbrëmjes së djeshme një sasi tritoli ka shpërthyer në fshatin Tragjas, njësia administrative Orikum në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse i ishte vënë një kamioni të parkuar në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç dhe fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka patur të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2022, rreth orës 23:30, në fshatin Tragjas, Orikum, në një mjet kamion, të parkuar, në pronësi të shtetasit A. C., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po ndodh...

ide