Tritoli në derën e motrave Nikolli/ 29-vjeçari në gjendje kome, flasin mjekët: Dëmtimi në kokë, shumë i rëndë
19 Korrik 2024, 23:06 / AKTUALITET

Enea Thomarai, 29-vjeçari që mbeti i plagosur pas shpërthimit të tritolit në derën e fqinjëve të tij në Elbasan, është në gjendje kritike për jetën.
‘Top Channel’ bën me dije se i riu ndodhet në gjendje kome, ndërsa mjekët thonë se dëmtimet që ka marrë në kokë, janë tepër të rënda.
“Fraktura e bazës së kafkës është dëmtim shumë i rëndë, shpesh fatal”, thonë mjekët.
Enea Thomarai mbeti i plagosur, pasi nga shpërthimi në derën e banesës së Alda dhe Xhovana Nikollit, u shkatërrua edhe dera e shtëpisë së tij, pranë së cilës në ato momente ai po kalonte.
Babai i tij me lot në sy u shpreh se i biri mbeti i plagosur në këtë atentat, edhe pse nuk kishte kurrfarë lidhje me objektivin e këtij sulmi të rëndë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
