U arrestuar për falsifikim, juristja e DPSHTRR patronazhiste e PS në zgjedhjet e 14 majit

27 Nëntor 2023, 19:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

U arrestuar për falsifikim, juristja e DPSHTRR patronazhiste e PS në

Juristja, Iva Bodurri punonjëse e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan është arrestuar një ditë pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Por përveç punës së saj në këtë drejtori, mësohet se Bodurri është edhe patronazhiste e PS-së.

Siç duket në qendër të fotos, ajo është përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe anëtare e KZAZ 49 në zgjedhjet lokale në Elbasan, 14 maj 2023.

U arrestuar për falsifikim, juristja e DPSHTRR patronazhiste e PS në

30-vjeçarja, sipas policisë dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Thanas Beko dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

 

Po ndodh...