U dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri nga dy persona, niset drejt Tiranës 22-vjeçari

30 Prill 2025, 12:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
U dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri nga dy persona, niset drejt

Orgito Berhama, 22-vjeçari që u dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri dy persona, është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

I riu raportohet se ka marrë dëmtime në kokë.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 18:00.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin O. B., 22 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ndodh...

ide