
U ekstradua nga Spanja para dy ditësh, GJKKO i komunikon masën e arrestit Lulzim Berishës

Është mbajtur këtë të enjte në GJKKO seanca për vlerësimin e kushteve të masës së sigurisë e Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Spanja në Shqipëri.
Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, GJKKO vendosi lënien në fuqi të masës së arrestit me burg të Berishës.
Gjykata e Posaçme në vitin 2020, caktoi ndaj Berishës masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.
54 vjecari në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë plagosur 2 persona në vitin 2004, në 2005 ka vrarë me armë zjarri tre persona dhe ka plagosur një tjetër
Lulzim Berisha u arrestua në shtetin spanjoll në dhjetor të vitit 2023 me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë .

ide

Bindja absolute dhe jeta e përjetshme!

Europa, gropa dhe shpëtimtari!

Sikur të kishim nja shtatë a tetë si Kreshnik Spahiu!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128