U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

Një turist portugez, shtetasi A. G., 57 vjeç, është zhdukur pa gjurmë në Sarandë, pasi është futur me not në det dhe nuk ka dalë më në breg.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, ku ai ndodhej së bashku me disa miq të tij. 57-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, të cilat po vijojnë kërkimet.
“Më datë 27.07.2025, rreth orës 18:00, në afërsi të lagunës, në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, shtetasi portugez A. G., 57 vjeç, që ndodhej me disa miq të tij, nuk është parë më nga momenti që ka hyrë me not në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim dhe me patrullat nga toka, vijojnë kërkimet në det dhe në zonën përreth bregut, për gjetjen e tij.” – thuhet në njoftim.
Policia thotë se grupi hetimor i ngritur nga Komisariati i Policisë Sarandë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


