U kap duke transportuar 7 bangladeshas më makinë drejt Kosovës, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Attempt 1”, duke arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar që po transportonte kundrejt pagesës shtatë emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin e tyre të paligjshëm drejt Kosovës.
Në kuadër të operacionit, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore të DVP Gjirokastër, kapën në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, në dalje të qytetit të Memaliajt, shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua teksa po transportonte me automjetin tip “Volkswagen” emigrantët e paligjshëm.
Gjatë kontrollit, u sekuestruan automjeti, një telefon celular dhe një shumë parash, që dyshohet se ishin përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Gjirokastrës thekson se do të vijojë operacionet për goditjen e rrjeteve që ndihmojnë emigrantët të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufijtë shtetërorë, si dhe u bën apel qytetarëve të mos përfshihen në këtë aktivitet kriminal që dënohet rëndë nga ligji shqiptar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


