U largua nga banesa, veshja dhe biçikleta e 58-vjeçarit gjenden në afërsi të rezervuarit! Ja çfarë dyshohet

25 Prill 2024, 09:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

U largua nga banesa, veshja dhe biçikleta e 58-vjeçarit gjenden

Një 58-vjeçar dyshohet se është vetëmbytur në rezervuarin e Përrenjasit ditën e djeshme (24 prill) pasi u largua nga banesa.

Njoftimi

Prrenjas/Informacion paraprak

Rreth orës 01:00, të mëngjesit të sotëm, shtetasi Y. M. ka njoftuar sallën operative, se dyshonte se kushëriri i tij, shtetasi Xh. D., 58 vjeç, banues në fshatin Katjel, ishte vetëmbytur në rezervuarin e Prrenjasit, pasi në afërsi të rezervuarit, ai dhe familjarë të tjerë kishin gjetur veshjet dhe biçikletën e 58-vjeçarit.

Gjithashtu, shtetasi Y. M. ka njoftuar se 58-vjeçari ishte larguar nga banesa, mëngjesin e djeshëm.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë, së bashku me familjarë, kanë nisur kërkimet përgjatë rrjedhës së rezervuarit. Gjithashtu, me qëllim gjetjen e trupit të shtetasit Xh. D., janë nisur polumbarët e RENEA-s.

Ndërkaq, një grup i posaçëm hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.

 

Po ndodh...