U përplas nga furgoni në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë 4-vjeçari

21 Mars 2025, 10:11 / AKTUALITET ALFA PRESS
U përplas nga furgoni në aksin Klos-Burrel, ndërron jetë

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një furgon ka përplasur 4-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Policia ka arrestuar shoferin, shtetasin me iniciale L. D., 53 vjeç, banues në Klos, pasi përplasi të miturin.

4-vjeçari është përplasur nga një furgon që drejtohej nga  52-vjeçari. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që u transportua drejt Spitalit të Traumës, por më pas nuk ka mundur të mbijetojë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128