Sulmuan dhe grabitën refugjatin afgan, arrestohen tre të rinjtë në Sarandë
25 Tetor 2022, 09:57 / AKTUALITET

Tre të rinj në Sarandë e kanë sulmuar dhe më pas grabitur, një emigrant afgan që kishte ardhur në vendin tonë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit.
Policia e Sarandës ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka arritur t’i identifikojë dhe t’i vërë në pranga të rinjtë, që të gjithë tek të njëzetat, në kuadrin e një operacioni të koduar si "Road".
Policia tha se “menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, janë organizuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:
Klodian Gjini, 21 vjeç, banues në Laç dhe Parios Zani, 18 vjeç e Jurgen Baçi, 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim.

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



