Uzina e armëve në Gramsh sulmohet nga dy rusë, plagosen dy ushtarë shqiptarë

20 Gusht 2022, 22:03 / AKTUALITET ALFA PRESS
Uzina e armëve në Gramsh sulmohet nga dy rusë, plagosen dy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth 1 orë më parë në uzinën e armëve në Gramsh e cila njihet zyrtarisht me emrin Uzina Mekanike Gramsh. Mësohet se dy persona me nënshtetësi ruse kanë sulmuar rojet e uzinës dhe i kanë lënë ata të plagosur. 

Rusët kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar dhe neutralizuar të dy ushtarët që ruanin uzinën. Ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka bërë të mundur kapjen e një prej rusëve, ndërkohë që tjetri ndodhet në arrati. 

Dy ushtarët e plagosur pasi janë shtruar në spitalin e Gramshit, janë transportuar menjëherë në Tiranë te Spitali i Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar.

Po ndodh...