Vangjeli: Përgjimet në ‘Encrochat’ zbuluan 6 grupe kriminale, ‘Metamorfoza’ u veçua në akuzën për vrasje

18 Shtator 2023, 21:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vangjeli: Përgjimet në ‘Encrochat’ zbuluan 6 grupe

Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me përgjimet nga autoritete franceze të komunikimit të grupeve kriminale nëpërmjet rrjetit ‘EncroChat’, që çoi në operacioni Metmorfoza në Shqipëri.

Sipas Vangjelit ka një dosje voluminoze për trafikun e drogës dhe bëhet fjalë për zbulimin e 6 grupeve kriminale, nga të cilët është veçuar Metamorfoza, në akuzën për vrasje. Sipas Vangelit brenda një viti janë regjistruar 100 mln para cash dhe asete të kapura nga këta grupe kriminale.

‘Me lulëzimin dhe fuqizimin e grupeve kriminale, ata krijuan mundësi financiare në tregun e kokainës. Tashmë shqiptarët janë blerës të dorës së parë në vendet e Amerikës latine. Kanë krijuar bazën në Holandë. EncroChati i famshëm dhe historia me Metamofozën bëjnë një dosje voluminoze nisur nga një hetim për trafikun e drogës. Bëhet fjalë për 6 grupe kriminale, nga të cilët është veçuar një i pestë që është në akuzën për vrasje që është Metamorfoza. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Në këto 6-7 muaj të këtij viti nuk ka asnjë vrasje të nivelit të lartë. Ndryshe nga lufta kundër korrupsionit larg syve dhe vëmendjes së publikut, grupet e trafikimit të drogës janë vënë në një presion konstant.

Po tentojnë të ruajnë status quo, një shumicë prej tyre janë larguar në Dubai, me gjasa mund te ketë edhe atje një ndryshim thelbësor, por brenda një viti regjistrojmë 100 mln para cash dhe asete të kapura nga këta grupe kriminale. Për 9 muaj deri në 12 muaj, ende nuk ka mbaruar kjo historia, pavarësisht unë kam përshtypjen se kjo beteja tjetër është shumë herë më e suksesshme se e para, pavarësisht se nuk ka gjeneruar bujën e nevojshme. Mbyllja e trafikut të drogës, ndërprerja e këtij lumi të madh me para të zeza, do ta bënte secilin nga ne më të pasur me aq para sa kemi në xhep. Leku i ndershëm do të kishte vlerë më të madhe nëse ndërpritet ky lum abuzim parash.’- tha Vangjeli.