Vatra e zjarrit aktive që dje, vijon të përhapet në disa zona në Delvinë
10 Korrik 2024, 22:24 / AKTUALITET

Zjarri i nisur ditën e djeshme në Kardhikaq, bashkia Finiq, ka vijuar mbasditen e sotme edhe në malin e Sopotit në vendin e quajtur Lefkë, mbi Delvinë.
Situata është problematike, ndërsa është me shumë vështirësi ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës se zjarri është në zonë ku mjetet nuk shkojnë dot.
Çdo përpjekje bëhet me mjete rrethanore. Zjarrfikës të Delvinës, Sarandës, Finiqit dhe banorë të zonës me pompa uji në krahë përpiqen të shuajnë zjarrin. Nga zjarri digjen drurët pyjorë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

