Vazhdojnë pushimet në Shëngjin/ shqiptarët e Kosovës zgjedhin ta kalojnë fundjavën në plazh

17 Shtator 2023, 15:32 / SOCIALE ALFA PRESS

Vazhdojnë pushimet në Shëngjin/ shqiptarët e Kosovës

Në Shëngjin pushimet vazhdojnë. Shumë shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur ta kalojnë fundjavën në plazh.

Disa i janë drejtuar detit pasi kanë mbyllur punët e verës. Të tjerë kanë zgjedhur të pushojnë në shtator për shkak të çmimeve më të ulëta.

Temperaturat e larta kanë ndikuar që Shëngjini të jetë plot pushues dhe dy javët e para të vjeshtës.

Operatorët turistikë flasin për numër të lartë prenotimesh dhe gjysmën e dytë të shtatorit.

Shqiptarët e Kosovës janë turistët më të shumtë në bregdetin e Shëngjinit dhe përgjatë këtij sezoni.

Po ndodh...