Vdekja e biznesmenit italian pas operacionit në stomak, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për vdekjen e biznesmenit italian, Massimo Ferro.
Çështja po hetohet nga prokurori Florian Boriçi, i cili ka sekuestruar kartelat mjekësore dhe ka kryer veprime të tjera hetimore, ndërkohë është në pritje të autopsisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore shqiptare.
Ngjarja ndodhi më 22 dhjetor 2025 në QSUT, ku 55-vjeçari ndërroi jetë pas operacionit në stomak për humbje peshe, në klinikën private “Trita Hospital” në Tiranë.
Paralelisht, hetime po zhvillohen dhe në Itali, ndërkohë që familjarët e biznesmenit kanë përfaqësues ligjorë për të zbuluar shkakun e vdekjes.
Ata pretendojnë se biznesmenit nuk iu bënë analizat dhe kontrollet paraprake përpara se të futej në sallën e operacionit, teksa ngulin këmbë për drejtësi.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Jemi dëshmitarë të batërdisë, që po bëhet në Vlorë!
Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
