VIDEO/ Viktima anës rrugës, pamje të frikshme nga aksidenti tek mbikalimi i Saukut

9 Mars 2023, 18:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

VIDEO/ Viktima anës rrugës, pamje të frikshme nga aksidenti tek

Pamje të rënda që vijnë nga vendngjarja në aksidentin e ndodhur në nënkalimin pranë TEG.

Një makinë tip ‘Audi’ që vinte nga unaza lindore, ka thyer barrierat dhe ka rënë në rrugën poshtë, duke u përplasur me një tjetër makinë që po kalonte rastësisht.

Deri më tani mësohet se ka ndërruar jetë një grua, ndërsa një tjetër është në gjendje të rëndë.

Dyshohet se ‘Audi’ ka qenë me shpejtësi të madhe, duke mos ndaluar dot dhe duke shkatërruar mbrojtëset e rrugës, e duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

Po ndodh...

ide